Report TV - Ndihma ekonomike, Balla: Mocionin e donim sot, opozita s’ishte gati

Report TV 2018-05-11

Views 0

Informoj publikun që ne po mundohemi të krijojmë të gjitha hapësirat e nevojshme të debatit konstruktiv për çdo lloj shqetësimi. Interpelanca me ministren ishte shqetësim publik për të sqaruar disa çështje që lidhen me check-up, u mundësua sot një transparencë në interpelancën me ministren. Skema e re ndihmës ekonomike, Rama e saktësoi që kemi të bëjmë me një projekt të BB, të iniciuar që në kohën e PD, fillimi për implementimin e saj ka qenë 2014. Sot do zhvillonim mocion debati për këtë, kërkuar nga PD, ne ishim dakord, por PD na kërkoi të mos zhvillohet sot, por të shtyhet më 15 mars.

Reagimi i Bashës në fund të seancës ishte tërësisht i pakuptueshëm, përpjekje për të krijuar situatë artificiale konflikti në sallën e kuvendit. më vjen keq për këtë përpjekje të Bashës për të tensionuar pa shkak punimet e Kuvendit. opozita tha se nuk janë të përgatitur për të zhvilluar këtë debat, ndërkohë që nga ana e qeverisë, qoftë Rama apo ministrja, ishin të gatshëm. Kjo është e gjitha. Retorika politike e Bashës po degradon. Të hënën në rendin e ditës në Kuvend është dhe kodi i etikës, që shpresoj të jetë sipas standardeve të Evropës, me të cilën presim të hapim dhe negociatat.

Share This Video


Download

  
Report form