Punonjësit për ndërtimin e By Passit në zonën e Vlorës dhe të Fierit janë ngritur sot në protestë. Me anë të protestës ata kërkojnë pagat e tyre. Punonjësit deklarojnë se janë mbi 1000 familje që kanë 16 muaj pa marrë pagat e tyre. Njëri prej protestuesve deklaron për Report Tv se punonjësit janë drejtuar tek ARSH dhe në Ministrinë e transporteve, por nuk kanë marrë përgjigje mbi situatën. Kjo është arsyeja përse këtë herë vendosen të protestojnë para Parlamentit, duke sakrifikuar kështu më tepër para për arsye të transportit. Prostestuesit theksojnë se është hera e dytë që protestohet dhe paralajmërone se do të ketë edhe protesta të tjera, derisa situatës t'i jepet një zgjidhje. "Nuk mund të tallet njeri me djersët e 100 e sa familjeve", u shpreh protestuesi. Kreu i Partisë Demokratike ka mbërritur në protestë duke inkurajuar protestuesit që të vazhdojnë protestën deri në marrjen e pagave. Ai është shoqëruar nga deputetë të qarkut të Fierit. Një nga protestuesit i kërkon Bashës që të ngrejë zërin me forcë për ta dhe ky veprim të ketë rezultat.