Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me interpelancën urgjente të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të thirrur nga deputetët e LSI për reformën në arsimin e lartë. Deputetja Kejdi Mehmetaj deklaroi se reforma krijoi kaos dhe konflikt, ku janë rritur taksat, janë hequr bursat, janë shkelur 5 nene.
Nga ana e saj, ministrja ka mohuar që universitetet janë në kaos për shkak të ligjit të arsimit të lartë. Ajo theksoi se do të miratohet strategjia e re për arsimin e lartë, ku janë ngritur qendra e shërbimeve arsimore, agjencia kombëtare, akreditimi ndërkombëtar.
Mehmetaj: Reforma në arsimin e lartë, shkolla e dija, pasuri që duhen të ruhen, në 5 vite tarifat janë rritur, tarifat e universitete janë rritur, qeveria ka hequr bursat, reforma krijoi kaos dhe konflikt, janë shkelur 5 nene, dhe ka rritur kostot, universitetet po bien, qeveria hoqi bursat për studentët, e ardhmja e universitet është në dorë tonë.