Pavarësisht se Konferenca e Kryetarëve përcaktoi që mocioni me debat i kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama të mbahej në seancën plenare të 15 Marsit, opozita dhe maxhoranca debatuan menjëherë lidhur me skemën e ndihmës ekonomike.
Lulzim Basha tha se Kryeministri duhet të merret i pandehur për përjashtimin e më shumë se 20 mijë familjeve nga kjo skemë.
Rama sqaroi se sistemi i pikëzimit është bazuar mbi atë të qeverisë Berisha dhe se nga zbatimi i reformës, vetëm në tre qarqe rezultuan mbi 19 mijë raste abuzive.
Ajo që tensionoi situatën ishte një shprehje e Kryeministrit drejtuar deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan për disa minuta foltoren e Kuvendit e më pas braktisën punimet e Kuvendit.
Mocioni me debat i kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama u shty për në 15 Mars për shkak të axhendës së kreut të qeverisë.