Prej katër ditësh të gjitha shkollat e njësisë administrative Baz në Bashkinë e Matit janë pa ngrohje. Shkak për këtë është bërë mungesa e lëndës djegëse.
Drutë e zjarrit të cilat i kanë pas siguruar këto shkolla nëpërmjet Bashkisë Mat, kanë mbaruar e tashmë kanë mbetur pa u ngrohur.
Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar ?Gjergj Kastrioti? Baz, thonë se janë detyruar të marrin dru nga shtëpitë e tyre pasi është e pa mundur të qëndrojnë në klasë për shkak se temperaturat janë shumë të ulta. Nxënësit pohojnë se: Kemi shumë ftohtë nuk mund të rrimë në klasë, kemi 3 ditë që marrim dru nga shpia pasi nuk rrihet në këtë gjendje.
Ndërkaq, mungesën e druve të zjarrit e konfirmon edhe mësues Robert Gjinaj i cili u shpreh se: Edhe pse bashkia e Matit është lajmëruar me kohë për përfundimin e druve të zjarrit, ende nuk i ka sjellë. Sipas Robert Gjinaj: Në shkollën tonë sëbashku me anekset Karic dhe rreth Baz, ku përfshihen rreth 400 nxënës të paktën më shumë se 3 ditë që nuk ka sistem ngrohje.