Report TV - Flet për Report Tv mamaja e vajzas që u vra në aksident

Report TV 2018-05-11

Views 3

TIRANE-Nëna e vajzës që ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maminas ka deklaruar për Report Tv se Elena ishte nisur për në Itali, ndërsa lajmin e vdekjes e ka mësuar nga shoqet e saj. Rozafa Glloga thotë se vajza ishte e fejuar dhe se shkonte shpesh herë në Itali, pasi punonte te shoqet e saj në një dyqan, ndërsa shton se nuk ka pasur asnjëherë probleme.

?Mbrëmë në orën 17:00 e kam takuar për herë të fundit. Vajza ime ishte nisur për në Itali, do të qëndronte 10 ditë, shkonte herë pas here në Itali pasi punonte te dyqani i shoqes së vet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Nuk ka pasur asnjëherë probleme. Vajza ka qenë e mira e shoqeve e keqja e vetes. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di çfarë problemi pati që nuk u nis në Itali.
Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, dhe na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshese turni i 3 cdo natë? është shprehur për Report Tv nëna e vajzës, Rozafa Glloga.

Share This Video


Download

  
Report form