Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunimin me Akademinë e Filmit "Marubi" shfaqi në Tiranë, filmin "Shok".
Kjo vepër është prodhimi I parë kosovar që ka arritur të nominohet për çmimin Oscar dhe është cilësuar si suksesi më i madh në historinë e kinematografike të këtij vendi. Në këtë ceremoni morën pjesë ambasadori i kosovës në vendin tonë Sylë Ukshini, ambasadorë të vendeve të bashkimit evropian, politikan shqiptarë, artistë dhe qytetarë.
Filmi "Shok" sjell tri histori të vërteta, që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Petriti dhe Okin, janë dy fëmijë, shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës, ndërsa sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marubi-shfaq-filmin-shok-10-vjetorin-e-pavaresise-se-kosoves