IKMT shembi një pallat katërkatësh me shperthim të kontrolluar, duke shënuar objektin e pestë me shpërthim me lëndë plasëse.
Te ky objekt janë vendosur 5 kg lendë plasëse në 300 vrima të vendosur në trupin e tij. Aksioni në Fier për zbatimin e projektit të qendrës në Fier dhe reabilitimin e lumit Gjanica ka nisur në datën 29 janar.
Në këtë fazë të parë që njihet si projekti i qendrës së Fierit janë shembur 24 objekte me fadroma, dhe ky është objekti i 5 që shembet me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohe që ka filluar faza e dytë për prishjen e 14 objekteve të tjera anës lumit Gjanica.