Ora News - Veliu në Berat: Fenomeni i kanabisit mos ekzistojë më

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka deklaruar se fenomeni i kultivimit të kanabisit në vend do të marrë fund gjatë këtij viti.

Nga qyteti i Beratit, ku zhvilloi analizën në polici, Veliu theksoi se vazhdimi i operacionit 'Forca e Ligjit' dhe lufta për eliminimin e bimëve narkotike do të jenë në fokus të punës së uniformave blu përgjatë 2018-ës.

Ardi Veliu: Pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017. Në vitin 2018 gjithë puna e Policisë së Drejtorisë Vendore Berat do të fokusohet që ky fenonem të mos ekzistojë më në këtë qark.

Kreu i policisë së Shtetiut Ardi Veliu ka deklaruar se në polici nuk do të ketë reforma, por ristrukturim për të qenë më efiçent dhe më fleksibël.

Veliu ka qenë në analizën vjetore të Policisë së qarkut të Beratit, ku tha se në 2017 nuk ishte regjistruar asnjë vrasje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliu-ne-berat-fenomeni-i-kanabisit-mos-ekzistoje-me

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS