Ora News - De-euroizimi zhvlerëson euron, flasin ekspertët

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monedha europiane është shvlerësuar ndjeshëm ditët e fundit duke u ulur nën 132 lekë.Ekspertët e lidhin këtë kryesisht me nismën e bankës së Shqipërisë për de-euroizimin por edhe me faktor sezonal.Euro ka arritur vlerën më të ulët në 10 vite ndërkohë që përfitime ka qeveria e cila do të shlyej borxhin më lirë por në të kundërt dëmton eksportet dhe ekonominë në tërësi.

Euro është dobësuar ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar ditët e fundit. Eksperti Elvin Meka deklaron se euro ka arritur në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.

Elvin Meka:?Kthehemi në nivelet e para-krizës botërore të vitit 2008-2009. Pra po rikuperohen të gjitha ato efekte të themi të 10 viteve të fundit.?

Eksperët e shpjegojnë këtë me efektin psikologjik që ka nisma për de-euroizimin por nuk përjashtojnë edhe faktorë të tjerë siç janë ata informalë dhe sezonalë.

Elvin Meka:?Një zhvlerësim në këto nivele të kursit të këmbimit, të cilët mund të jenë të natyrës formale ose informale?

Besart Kadia:?Deeuroizimi ka bërë që forca të ndryshme në shoqeri ta interpretojnë në forma të ndryshmë duke sjell një zhvlerësim të paarsyetuar nga faktorët makroekonomik që mund të jetë për shkak të interpretimeve dhe pritshmërive të tyre për të ardhmen.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/de-euroizimi-shvlerson-euron

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS