Report TV - Asistenca, Rama nga Berati: Kemi punë por njerëzit s’duan të punojnë

Report TV 2018-05-11

Views 1

BERAT-Kryeministri Edi Rama ishte mëngjesin e sotëm në një familje, që përfitonte ndihmë ekonomike për herë të parë. Shefi i qeverisë u shpreh se në të gjithë qarkun janë 700 familje që janë përjshtuar nga ndihma, ndërsa vetëm një pjesë e vogël janë hequr nga gabimet në përllogaritje. ?Ne Berat 700 familje janë përjashtuar nga ndihma, nga të cilat vetëm një pjesë e vogël nga gabimet, që po korrigjohen?.

Rama tha se ka shumë njerëz që janë hequr nga ndihma dhe nuk duan që të shkojnë të punojnë, ndërsa ka shumë fabrika që kanë nevojë për fuqi punëtore. ?Ka shume njerëz që kanë dalë nga skema dhe nuk duan të shkojnë në punë të punojnë. Dje, një alamet djali, fizikisht më i mirë se unë, tha nuk marr ndihmë, i thash hajde të gjej punë, më tha në bashki? Jo i thash, në privat, jo më tha. Kemi gjithë ato fabrika që kanë nevojë për krah pune dhe njerëzit nuk shkojnë të punojnë.

Ai sipërmarrësi dje thoshte shkoj i marr njerëzit në Lushnje? deklaroi Rama. Opozita ka akuzuar qeverinë për heqje abuzive nga skema e ndihmës ekonomike të mbi 20 mijë familjeve, ndërsa në 15 mars është parashikuar një mocion me debat me Ramën në Kuvend. Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë për dy ditë në qarkun e Beratit.

Share This Video


Download

  
Report form