Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më 1 mars pritet që temperaturat të ngrihen dhe Shqipëria të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm. Kështu shprehet për Ora News, Petrit Zorba, një nga përfaqësuesit e IGJEUM. Ai shton se në 2-3 ditët e ardhshme priten rreshje dëbore në zonat malore, por që nuk do të përbëjnë problem të theksuar.
Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që mbërthyen këtë të dielë Shqipërinë nuk ishin të pa parashikuara.
Por ajo që sinoptikanët parashikojnë tashmë është se sa do të zgjasë ky dimër i vonuar.
Sipas parashikimeve të ekspertëve të IGJEUM, temperaturat pritet të ndryshojnë në ditën e parë të muajit mars dhe prej asaj dite Shqipëria do të përfshihet nga një mot i qëndrueshëm.
Petrit Zorba: Direkt pas këtyre dy ditëve me temperatura relativisht të ulëta, nuk mund të themi ekstreme, kemi një ardhje dhe mbizotërim të rrymave ajrore me drejtim nga jugu i Mesdheut të cilat do të përcjellin temperatura relaitivisht të larta dhe një ngrohje të menjëhershme duke filluar nga data 1 mars e tutje që do të thotë që edhe këto reshje dëbore që mund të kenë prekur zona të caktuara të vendit do të kenë një shkrirje të shpejtë.
Ekspertët parashikojnë se në 2-3 ditë reshjet e dëborës do të vijojnë, sidomos në zonat malore, kurse zona e jugut do të përfshihet nga reshjet e shiut.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/i-ftohti-iken-te-premten-temperaturat-deri-10-grade