Report TV - 'Çështja e detit', Rama:Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën

Report TV 2018-05-11

Views 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se negociatat me Greqinë do të konkretizohen shumë shpejt me një marrëveshje dypalëshe për problemet e vjetra, përfshirë kufirin detar që është një nga pikat që ka hapur shumë debat në të dyja shtetet. Pak ditë më parë, Meta refuzoi që të japë autorizimin për plotfuqinë për nisjen e negociatave për detin me Greqinë nëse nuk plotësohen disa pika, por Rama u shpreh sot se sqarimet që kërkoi Presidenti i janë dhënë dhe se pret që të jetë konstruktiv.
?Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimit, por ka kërkuar me të drejtën që i jep kushtetuta disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar. Sqarimet janë dhënë, janë në tryezën e Presidentit. Kam besim se Presidenti do të bëjë detyrën dhe ne do të kemi kohën e nevojshme për të zgjidhur problemet me Greqinë, të nënshkrimit të një marrëveshje të re.

Share This Video


Download

  
Report form