Ora News - Intervista me Ylli Manjanin : Reforma në drejtësi nuk lufton korrupsionin në qeveri

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar në Ora News, ndalimin e hyrjes në SHBA për ish-kryeprokurorin Llalla dhe familjen e tij.

Manjani tha se ky vendim ishte marrë prej kohësh, por interesant sipas tij është fakti pse u bë publik.

Për ish-Ministrin këtë çështje duhet ta sqarojë njëherë e mirë drejtësia dhe të mos mbetet në kuadër të një konspiracioni të rradhës.

Manjani: Ajo është një çështje krejtësisht personale që i takon zotit Llalla ta sqarojë çfarë ka bërë në jetën e tij apo detyrën e tij që Departamenti i Shtetit ka bërë atë veprim që bëri. Këtu nuk është fjalapër ndalimin e hyrjes se kjo kishte kohë që kishe ndodhur. Fjala ishte pse u bë publike. Diçka më e rëndë se kaq mesa duket duhet të jetë në axhendën e diplomacisë amerikane. Megjithatë unë insistoj që nëse ka vërtet diçka për zotin Llalla, ne jemi të interesuar, shoqëria shqiptare, populli shqiptar është i interesuar që Llalla për atë që ka bërë të shkojë para drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/llalla-non-grata-ne-shba-manjani-drejtesia-duhet-ta-sqaroje-ndryshe-konspiracion

Share This Video


Download

  
Report form