Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u prit në Tiranë me himnin zyrtar të Bashkimit Europian, në një moment që qeveria aspiron të marrë shumë shpejt rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave
Takimi mes dy delegacioneve u pasua nga një konferencë e përbashkët për shtyp, ku kryeministri Rama i cilësoi një arsye të fortë rezultatet e para të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër krimit e korrupsionit që në qershor Bashkimi Europian t?i hapë Shqiperisë dritën jeshile.
?Dua ta përsëris se besoj fort se e meritojmë rekomandimin e plotë dhe të pastër dhe besoj se vendet anëtare do t?i përgjigjen pozitivisht votimit për hapjen e negociatave, pasi i kemi bërë me përpikëri detyrat e shtëpisë. Sot që flasim ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar që janë tërhequr nga procesi i Vettingut, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor. Një tregues i qartë që Vettingu ka filluar të funksionojë si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit të një sistemi drejtësie të ri dhe të pavarur?, tha Rama.
Presidenti i Komisionit Europian tha Shqipëria do të ketë mbështetjen e Brukselit nëse do të vijojë me këtë ritëm reformash.
?Nuk kam ardhur për t?iu bërë premtime bosh, është shumë e lehtë për kënaqësi t?ju them se në këtë datë do të fillojmë negociatat por nuk është ky qëllimi im. Vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë të vazhdojë reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë në luftën kundër krimit, Vettingu, organizimi i gjykatave. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësimin.?
Por a po trajtohet Shqipëria në mënyrë të pafavorshme në strategjinë e zgjerimit të vendeve të Ballkanit perëndimor, në të cilën 2025 shihet si një datë e mundshme për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Europian?
?Ne do të veprojmë në mënyrë të tillë që përpjekjet e çdo vendi të njihen nga BE. Pra nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme. Ne duam të mbështesim fort përpjekjet e qeverisë shqiptare që janë të mëdha?, tha Juncker.
?I takon çdo vendi që të vrapojë dhe të bëjë maksimumin e tij të mundshëm për të arritur tek dera e BE-së. Në rastin më të mirë do të hyjmë bashkë me Serbinë, në rastin më të keq përpara Serbisë. Na intereson rekomandimi i plotë dhe i pastër i Komisionit Europian. Të mos harrojmë që në vendimmarrjen e vendeve anëtare nuk është vetëm raporti i komisionit por i qeverive të tyre, opinionet publike, elektoratin e tyre, pozicionet e tyre politike. Pra është një proces më kompleks. Sidoqoftë po ne po punojmë me vendet anëtare. I dimë ku janë pikat më sensitive dhe ku janë vendet që duan më shumë informacion dhe këmbëngulje dhe po e bëjmë këtë punë?, tha Rama.
Por integrimi në Bashkimin Europian për zyrtarin e lartë të Brukselit nënkupton edhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët. Pakti detar me Greqinë është një çështje që ai thotë se dy vendet do të duhet ta zgjidhin.
?Vetëm mund të in...