Vettingu në polici, Xhafaj: Nuk ka imunitet që të mbrojë ata që bashkëpunojnë me krimin

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se do të goditen nga ligji të gjithë ata politikanë, të majtë apo të djathtë, që janë të lidhur me grupet kriminale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për kapjen e 'kokave' të krimit dhe asetet e tyre kriminale.

Nga foltorja e Kuvendit, i cili është mbledhur sot në seancë për dy çështje të rëndësishme, Vetingun në Polici dhe Kodin e Sjelljes, Xhafaj iu bëri thirrje të gjitha forcave politike të bashkohen në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale dhe politikanëve që bashkëpunojnë me ta.
?Nëse përfaqësues të politikës, të majtë a të djathtë, janë në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit, për këtë policia ka mbështetjen time. Kjo është ajo që qytetarët presin dhe duan nga ne. Jemi shumë të vendosur që këtë të bëjmë. Të bashkohemi në një front të vetëm në këtë çështje të rëndësishme?, tha Xhafaj.

Share This Video


Download

  
Report form