Report TV - 'Tahiri', Prokurori i Antimafias: Rregulli ynë-të gjithë para ligjit!

Report TV 2018-05-11

Views 2

Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka folur lidhur me hetimet mbi bandën kriminale të trafikut të drogës ?Habilaj?, ku akuzohet si i përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Zyrtari i lartë deklaroi se drejtësia italiane vepron në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht se cilës shtresë i përkasin.

Në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, De Raho tha se italianët kanë vetëm një rregull, të aplikojnë gjithmonë ligjin dhe ta zbatojnë atë në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa folur për një person që mund të jetë politik apo shoqëror.
?Ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë objektiv luftën kundër krimit të organizuar dhe mafioz. Niveli jonë nuk ka folur kurrë për një person që mund të jetë politik apo shoqëror, por kemi vetëm një rregull, që të aplikojmë gjithmonë ligjin dhe ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Share This Video


Download

  
Report form