Berisha- Fatmir Xhafajt: E ke “gjarprin ne gji” te denuar me 14 vite ne Itali

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Vettingu në Policinë e Shteti ka krijuar debate të shumta mes mazhorancës dhe opozitës këtë të hënë në sallën e Kuvendit.

Ish- kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj që të mos kërkojë Vetting vetëm për punonjësit e tij, por edhe për veten e tij dhe të japë llogari.

?Si do u thuash punonjësvese me cilin trafikant ke qenë në makinën dhe ke udhëtuar, ndërkohë që e kë "gjarpinj në gji", në familje. Njeriun e ke të dënuar me 14 vite nga Gjykata Italiane. Ndaj dorëzohu, merr shembull personal, lere Kushtetutën?.

Berisha citoi një raport ku thuhej se Shqipëria është qendër rajonale e krimit të organizuar dhe rrugë kryesore e heroinës.

"Në raportin e organizatës së Kombeve të Bashkuara, në raportin e Grupit të Dublinit që është grupi i Bashkimit Europian. Shtypja që Itali dhe Shqipëria i kanë bërë transportimi të drogës ka çuar në rritjen e fitimit të Shqipërisë si vend tranzit për ngarkesa të mëdha të heroinës. Statistika thotë raporti, sasia e heroinës afgane e kapur në Itali, e cila më parë tranzitohej nga Shqipëria mbetet minimale", tha Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS