Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deri në 100 fëmijë paraqiten çdo ditë pranë pediatrisë së Beratit për kujdes mjekësorë në këto ditë të acarta të fund shkurtit.
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar ndjeshëm rastet, thonë mjekët pranë spitalit. Ndërsa moshat më të prekura janë fëmijët 0-5 vjec.
Mjekja pediatre, Ledina Hatija, thotë se të paktën 10 prej fëmijëve shtrohen për kujdes më të specializuar mjekësor, ku nuk kanë munguar as rastet e komplikuara.
Ledina Hatija: ?Simptomat janë temperature, kolla, rufa, më tepër janë konstatuar që fëmijët kanë pasur viroza, pastaj komplikacionet janë më të pakta?.
Vetë prindërit e fëmijëve të sëmurë dhe të afërmit e tyreshprehen sei kanë sjellë fëmijët në gjendje të rënduar gripale dhe me temperaturë të lartë, ndaj Mjekët këshillojnë prindërit që ti mbajnë fëmijët në ambiente me temperaturë konstante dhe të trajtohen me sa më shumë lëngje ndërsa temperaturat do të mbeten të ulta edhe në ditët në vijim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbi-100-femije-marrin-ndihme-ne-pediatrine-e-beratit