Report TV - Debat në Kuvend, Basha-Berisha dhe Xhafaj

Report TV 2018-05-11

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është përplasur me kreun demokrat, Lulzim Basha, për Vetting-un në Policinë e Shtetit. Xhafaj ka sfiduar hapur Bashën, teksa i ka thënë se skanimi dhe kontrolli do të nisë nga ai dhe familja e tij për të vijuar me Bashën dhe familjen e këtij të fundit.

Xhafaj i kërkoi Bashës të bëjë dhe pak durim, pasi shumë shpejt do të nisë procesi i verifikimit dhe rezultati do tregojë të vërtetën për secilin. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Basha tha se nuk impresionohet, pasi në dosjet e tij dhe të familjes së tij nuk ka drogë, krim apo pastrim parash, ndërsa i tha ministrit se ai ka shkelur Kushtetutën për të mbrojtur vëllanë e tij, i cili është kapo droge.

Basha: Vetë vëllai i Xhafajt është dënuar për trafik droge. I shpëton dënimit vetëm falë manipulimit të Kodit Penal. Ne kemi propozuar një zgjidhje. Nëse kërkohet Vettingu në polici, qëndrojnë njerëz pa Vetting në krye, si ministri, zv.ministra, drejtori i pastrimit të parave. Kjo është dilema që duhet të zgjidhim. Doni Vetting? Përfshijeni amendamentin tonë, që si pjesë e Vettingut të jetë dhe Vettingu i thelluar i ministrit të Brendshëm dhe i gjithë drejtorëve të rëndësishëm në luftën kundër krimit.

Share This Video


Download

  
Report form