"Vendosi në krye të grupit një ish-spiun nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Ky agjent, Artur Meçollari, nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit. Merrte rrogë në një vend tjetër, për t?u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar".
Ky ishte deklarimi ish kryeminisrit Sali Berisha për Artur Mecollari, njërin nga 12 emrat e propozuar për te negociuar me Greqinë. Akuzat për spiunazh janë nga më të rëndat për një ushtarak për cilëndo ushtri në botë nëse ato janë të shoqëruara me fakte që në rastin konkret munguan. Në fakt kjo nuk është një përplasje e re në distancë mes ish kryeministrit dhe ushtarakut të lartë.
Përplasjet e Kapitenit të Rangut të parë Artur Mecollari me qeverinë e Berishës daton që në vitin 2012 kur mbrojtjen e drejtonte Arben Imami. Artur Meçollari së bashku me Admiral Kudret Çelën u larguan nga detyra nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, pasi kundërshtuan privatizimin e bazës së Bisht Pallës.