Ora News - Shtyhet me një javë ligji për vettingun në polici, PS do shqyrtojë amendamentet e LSI

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita dhe maxhoranca shtynë me një javë votimin për projektligjin e vettingut në Policinë e Shtetit. Në parim projektligji u votua me 81 vota ndërsa 31 deputetë abstenuan. LSI paraqiti disa amendamenta për ligjin, ndërsa maxhorana pranoi shqyrtimin e tyre. Në seancën e rradhës deputetët do të miratojnë edhe Kodin e Sjelljes, i cili është depozituar në Kuvend 3 vite më parë.

Projekligji për vettingun në rradhët e policisë përplasi në debate opozitën dhe mazhorancën seancën e së hënës.

Pas 10 orë diskutimesh ligji u miratua vetëm në parim me 81 vota ndërsa 31 deputetë abstenuan.

Lëvizja Socialiste për Integrim paraqiti një sërë amendamentesh dhë kërkoi votimin nen për nen seancën e ardhshme, kërkesë kjo që gjeti dakordësinë e mazhorancës.

Balla: Grupi parlament i LSI ka depozituar një sërë amendamentesh dhe unë do ti kërkoja seancës që shqyrtimi nen për nen dhe në terësi të kalojë për seancën e ardhshme me qëllim që të kemi kohë për të shqyrtuar amendamentet dhe për gjetur mundësinë e dakordësisë.

Vasili: Lidhur me amendamentet e paraqitura nga ne dhe të tjera reflektime të domosdoshme, është kohë pozitive që ta përdorim nëse do të kemi një reflektim në mënyrë që ligji të ketë standard. Është një mundësi për ta parë këtë reflektim. Jemi dakordësuar që të shtyhet votimi.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/shtyhet-me-nje-jave-ligji-vettingun-ne-polici-ps-do-shqyrtojne-amendamentet-e-lsi

Share This Video


Download

  
Report form