Rrëzohet amendamenti për Arta Markun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Politikisht nuk ishte një strategji fitimtare, por opozita u përpoq te tregonte se cili ishte vizioni i saj per prokurorin e përkohshëm. Pas seancës se tensionuar te dhjetorit 2017 kur u zgjodh Arta Marku; Partia Demokratike hartoi nje amendament ne kushtetute per ta shkarkuar dhe per te zgjedhur nje prokuror te përkohshëm me konsensus dhe me veting. Përgjatë dy muajve opozita u përpoq te tregonte pse ky model prokurori është ne frymën e reformës ne drejtësi; por sot kjo beteje mori fund pasi mazhoranca e rrezoi ne mbledhjen e përbashkët te Komisionit te Ligjeve dhe Këshillit te Legjislacionit.



Per demokratet ky vendim tregon se mazhoranca është e vendosur te mbroje nga hetimi ministrat e deputetet e saj.



Por socialistet arsyetuan se prokurorja e përkohshme eshte zgjedhur ne përputhje me Kushtetutën dhe kërkesa e PD synon vetem goditjen e reformës ne drejtësi.



E njejta fryme u percua edhe ne Këshillin e Legjislacionit ku po diskutohet rregullimi i ligjeve te reformës ne drejtësi ne përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Konsensusi PD-PS është arritur per nje numër te madh nenesh, por kjo nuk ka ndonjë domethënie pasi palet ndahen tek çështje politikisht te ndjeshme siç eshte mënyra e zgjedhjes se anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor e atij te Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form