Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca në Këshillin për Legjislacionin rrëzoi amendamentin e Partisë Demokratike për shkarkimin e Arta Markut dhe ndryshimin e Kushtetutës në nënët që përcaktojnë perocedurën e zgjedhjes së kryeprokurorit.
Propozimi u rrëzua me 8 vota pro dhe 6 kundër, ndërsa më herët herët anëtarët e mazhorancës në këshill argumentuan se propozimi i Partisë Demokratike është strategji për të bllokuar reformën në drejtësi.
Hyseni: Prokurori i mundshëm sipas kërkesës së opozitës do të zgjidhej në fund të korrikut. Ndërkohë bëhet fjalë për një dispozitë kalimtare, e cila synon që sipas opozitës të zgjidhë një ngërç që nuk ekziston. Prokurori i përkohshëm i zgjodh në një procedurë transparente.
Por demokratët thanë se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme është në paligjshmëri, ndaj argumentojnë se ndërhyrja në kushtetutë është domosdoshmëri.
Bylykbashi: Askush nuk e di, madje të dhëna për shkak procedimesh edhe penale ndaj saj në të shkuarën mund të tregojnë kushtet që të jetë një prokurore e përgjithshme nëse e futim sot në vetting si prokurore e thjeshtë nësër shkarkohet. Pra e kthejmë në legjitimitetin kushtetutes procesin dhe sapo KLP të ngrihet ashtu sic duhet në zgjedhim prokurorin e përgjithshëm.
Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se me kryeprokuroren e përkohshme mazhoranca ka për qellim kapjen e institucioneve të drejtësisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/oerd-bylykbashi-ti-nderpresim-mandatin-kryeprokurores