Presidenca publikon aplikimet për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Mes emrave të publikuar në faqen e Presidencës, bie në sy Rovena Gashi e shkarkuar nga Arta Marku mbi një muaj më parë nga Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kandidatë janë edhe ish-kryeprokurori Dhori Sollaku dhe ish-kandidati për Kryeprokuror, Besnik Muçi. Gjithashtu, në listë bie në sy edhe emri i Kristaq Trajës, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut si dhe nënkryetari i KQZ, Denar Biba.
Lista e kandidaturave që kanë aplikuar për ?Vendin vakant? gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10722 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.