Olesia Duka, e arrestuar katër ditë më parë me akuzën e mashtrimit, ka mundur t?iu zhvasë deri më tani, disa tregtarëve dhe biznesmenëve deri në 1.5 milionë euro.
Dyshohet se ajo mund të ketë marrë edhe shuma të tjera njerëzve të botës së biznesit në vend dhe se vlera e mashtrimit të saj mund t?i kalojë 2 milionë eurot.
Dy ditët e fundit në prokurori kanë mbërritur kallëzime nga dy pronarë pikash të këmbimit valutor dhe një aksionere e një kompanie këmbimi.
Sipas burimeve Duka i ka marrë Viktor Hoxhës, 27 milionë lekë të reja, ndërsa Adem Selamajt 10.3 milionë. Një tregtareje, mashtruesja ka mundur t?i zhvasë 65 mijë euro.
Ndërkaq hetuesit thonë se ajo ka mundur t'i marrë në total 4 personave të tjerë shuma nga 200-700 mijë lekë të reja, të mbledhura së bashku arrijnë vlerën e 1.4 milionë lekëve.
Burime të Tv Klan thanë se paratë e marra nga Olesia Duka janë investuar në pesë apartamente në Tiranë dhe Durrës të sekuestruara nga policia, si dhe në një rrjet klinikash dentare që pritet të sekuestrohen.
Po ashtu paratë janë përdorur në fushata bamirësie, edhe në fushata bamirësie siç tregon edhe kjo video e publikuar në Instagram nga deputeti socialist, Erion Braçe.
Një video të ngjashme sponsorizimi të Olesia Dukës ka publikuar edhe deputetja socialiste e Elbasanit. Evis Kushi, me datën 22 Dhjetor 2015.
Fëmijëve të familjeve në nevojë iu jepen dhurata në një rast për festat e Vitit të Ri. Por po ashtu paratë dyshohet se janë përdorur nga Duka edhe për jetën e saj luksoze, foto nga të cilat ajo i ka publikuara në rrjetet sociale.
Nuk kanë munguar as pagesat për spotet publicitare në televizione të ndryshme në vend.
Sipas deklarimeve të personave që i kanë dhënë paratë Dukës, ajo i ka justifikuar këto para me investimet që do bënte në rrjetin e klinikave të saj dentare, investimet në marrjen e ekskluzivitetit për materialet e zirkonit etj.
Hetuesit dyshojnë se Duka nuk ka kryer asnjë aktivitet financiar, por se vetëm ka mashtruar tregtarët duke iu zhvatur paratë.
Tv Klan