613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas, pakot me kode, momenti i ndalimit të një personi

Report TV 2018-05-11

Views 1

Kokaina e zbuluar në Maminas e porositur nga afro 20 bleres duket se ishte e destinuar për në tregun europian. Burime Policore sqarojnë për Report TV se në 528 pakot e kokainës kishte një kod sekret. Pikërisht ky kod identifikon edhe blerësit e sasisë së kokainës. 020, KE, CA17 apo 777 janë disa nga kodet sekrete te ndryshme mbi pakot e kokainës që dallohen në pamjet e siguruara nga Report TV. Sipas burimeve janë rreth 20 kode sekrete mbi pakot e kokainës, që tregon se kemi të bëjmë me disa blerës të ndryshëm të kësaj saise kokaine të nisur nga Kolumbia, me destinacion Europën. Nga fotot vihet re se ka një sasi të konsiderueshme kokaine me kodin 020. Pjesa më e madhe e pakove mbajnë pikërisht këtë kod, që tregon se kemi të bëjmë me një blerës të fuqishëm të kokainës. Blerësit ose porositësit, paraqesin këto kod, në momentin kur shkojnë të bëjnë edhe pagesën e mbetur për kokainën, pasi një pjesë të pagesës e kanë bërë që në fillim në formë garancie.
Por sa kushton ngarkesa e kokainës së kapur në Maminas, duke nisur që nga vendi i prodhimit Kolumbi e deri sa shitej me pakicë në tregun europian. Sipas drejtuesve të policisë së Shtetit vlera e drogës, nëse do të shitej me pakicë në tregun evropian do të kapte shifrën 180 milionë euro. Ndërkaq, mësohet se një kilogram kokainë e blerë në portet kolumbiane kap vlerën nga 7 deri në 10 mijë euro për kilogram.

Share This Video


Download

  
Report form