Historia Rudina Hyka Prisi është tejet interesante.
Ajo nga mësuese artesh në shkollat fillore në Zvicër, i dha një tjetër drejtim jetës së së saj, iu dedikua kultivimit të një bimë, si shafrani. Sot ajo ka një parcelë me 4.000 m2 të mbjellë me shafran të kategorisë së parë i çertifikuar sipas standardit të BE.
Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu si nisi historia e kultivimit të shafranit.
?Para 7 viteve, zbulova Kepin e Rodonit, natyrën e tij dhe kushtet ideale për të kultivuar Shafran, atë që quhet bima e lumturisë duke qënë se këtë bimë e përdorte prej vitesh. Nga ai moment punova me qëllimin që të krijoja atë që e quan ?Oazin e Shafranit?. Sot kam një parcelë me 4.000 m² të mbjellë me shafran të kategorisë së parë i çertifikuar sipas standardit të BE?, tregoi Prisi.