BOOM: Gruaja e nxjerr nga shtëpia, burri prej më shumë se 1 viti jeton në kotec të pulave

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" udhëtoi drejt Beratit për të sjellë denoncimin e shtetasit Bujar Qama. Me mundin e një jete ka ngritur një shtëpi modeste, por sot ai ka përfunduar në një dhomë në cep të oborrit që dikur mbante pulat.

Baba i tre fëmijëve, tregon se u martua me bashkëshorten e tij në 1990. Gjithçka shkonte mirë deri para tre vitesh kur gjendja shëndetësore e Bujarit u përkeqësua pasi vuan prej 12 vitesh nga diabeti dhe mbeti i papunë.

Këtu nisën edhe mosmarrëveshjet me bashkëshorten, e cila më pas do të kërkonte urdhër mbrojtje në gjykatë, duke e akuzuar të shoqin për dhunë verbale.

Por ndërsa urdhri i mbrojtjes ka përfunduar në dhjetor të 2017, ai nuk lejohet më të kthehet në shtëpi.

Bujar Qama: Jam drejtuar në BOOM sepse kam vajtur në gjykatë dhe polici dhe nuk më kanë zgjidhur problem. Jam martuar në '90, me 3 shkurt. Kalova mirë, me punë dhe sakrifica kam ngritur këtë shtëpi nga kati i parë që është dyqan, garazhi 200 metër, shtëpia që është 120 metër katrorë. Unë kam punuar tek Gruri dekorativ, nga aty kam shkuar tek Hidrocentralet. Me këto të ardhura kam ndërtuar këto shtëpi. Unë u sëmura, jam me diabet. Dhe tha boll e mbajta këtë burrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-gruaja-e-nxjerr-nga-shtepia-burri-prej-me-shume-se-1-viti-jeton-ne-kotec-te-pulave

Share This Video


Download

  
Report form