Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 5 vitet e fundit importi i bananeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme.Nga të dhënat e INSTAT konstatohet se trendi më i fuqishëm rritës ka ndodhur në vitin 2014, ndërkohë një vit më pas ka pësuar ulje për të vijuar në dy vitet e tjera me një trend më të fortë rritës. Ndërkohë në 2017 sasia e importuar është më e madhja në 5 vite ose 10 mijë ton më shumë.
Konsumi i bananeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit.
Nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se 2017 ka nivelin më të lartë të importit të bananeve në 5 vitet e fundit.
Në kohën kur sekuestrimi rekord i 613 kg kokainë fshehur në një kamion që po importonte banane, ka kthyer vëmendjen në opinionin publik se çfarë peshë zë importimi i bananeve në tregun vendas.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria importon banane kryesisht nga nga tre shtete, Kolumbi, Ekuador dhe Kosta Rika.
Në vitin 2014, vihet re se importi ka pësuar një rritje të menjëhershme me rreth 9 ton.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/rritet-importi-i-bananeve-ne-2017-sasia-me-e-larte-ne-5-vite