Përkujtohet 574-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës Meta:2 Marsi ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët

Report TV 2018-05-11

Views 0

Është zhvilluar sot aktiviteti përkujtimor i besëlidhjes së Lezhës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të politikës shqiptare, si dhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës.
574 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës bëri bashkë përfaqësues të partive mazhoritare dhe të opozitës, po ashtu edhe të qeverisë së Kosovës, të cilët nderuan me praninë e tyre këtë ditë të veçantë në qytetin e Lezhës.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili duke vlerësuar figurën e Skënderbeut dhe lidhjes së shqiptarëve kudo ku jetojnë, vuri në dukje rëndësinë e besëlidhjes duke u shprehur se:
?Mesazhin kryesor që jep kjo Besëlidhje dhe që ka lënë pas si trashëgimi dhe si amanet Skënderbeu për të gjithë gjeneratat dhe për të gjithë kombin tonë: atë të bashkimit në interes të kombit; atë të sinergjisë pozitive të gjithë shqiptarëve për të bërë vepra të mira, të cilat i qëndrojnë kohës, të cilat e lartësojnë kombin tonë dhe unë besoj që në të Vit të Skënderbeut, ne të gjithë do bëjmë gjithçka që t?i qëndrojmë këtij mesazhi.

Share This Video


Download

  
Report form