Grabitën pikën e këmbimit valutor në Fier/ Ja momenti arrestimit të autorëve

Report TV 2018-05-11

Views 0

FIER - Në qendër të qytetit në mes të ditës rreth orës 11:00 është grabitur një pikë këmbimi valutor. Ngjarja përfundoi me dy të plagosur rëndë nga përleshja, ndërsa të tre autorët janë arrestuar. I plagosur rëndë ka mbetur pronari i ndërtesës ku ushtrohej biznesi, Agur Venozi, cili ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje kome.

Ata janë; Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster Vlorë me precedent, Lulëzim Demiraj banues në Vajzë Vlorë dhe Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan Fier. Autorët, dy janë futur brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t?u larguar.

Gjatë përleshjes, njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri automatik duke plagosur dy persona, pronarin e pikës së këmbimit Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe të afërmin e tij, Agur Venozi 53-vjeç (pronar i godinës, që kishte me qira Hoxha).

Share This Video


Download

  
Report form