Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka humbur jetën pak pas mesnate në spitalin e Traumës në Tiranë, Agur Vrenozi, i cili mbeti dje i plagosur nga grabitja e Exchang-it në Fier. Lajmi për Ora News u bë i ditur falë një telefonate të një prej të afërmve të tij në emisionin e mëngjesit "Ora Juaj" dhe më pas u konfirmua nga gazetarja e "Ora News" pranë Q.S.U.T. 53 vjeçari ndërhyri gjatë grabitjes me maska të pikës valutore, ku mbeti i plagosur bashkë me pronarin e saj, Gëzim Hoxhën. Vrenozi u operua në kokë dhe qendroi 5 orë në gjendje kome pas ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë që Vrenozi ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 në spital, i plagosuri Gëzim Hoxha thuhet se është në gjendje të qendrueshme shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në qytetin e Fierit, në rrugën "Zogu i Zi" rreth orës 10.55 të paradites. Nga grabitja mbetën të plagosur Gëzim Hoxha, pronari i exchange-t dhe Agur Vrenozi, i cili më pas humbi dhe jetën, pronari i godinës ku ndodhej pika valutore.
Autorët e ngjarjes janë kapur menjëherë më pas pranë fshatit Baltëz, ku njëri prej tyre, për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumë, por u kap.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:
Zini Fyraj 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë
Dashamir Gergali 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier
Policia ka sekuestruar çantën me paratë e vjedhura në exchange dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nderron-jete-i-plagosuri-i-grabitjes-ne-fier