Ndërkohë avokati i Hysnie Hoxhallarit, Sokol Zotaj pas seancës gjyqësore është shprehur për mediat se ?për të pandehurën Hysnie Hoxhallari nuk u paraqit asnjë provë që ta implikojë në vrasje me bashkëpunim?. Ndërkohë ai ka sqaruar dhe momentin e ndodhjes së krimit, se si ka ndodhur, duke thënë se Hysnia ka qenë në banesën ku po rrinte me djalin e saj.
Ndërkohë që Kasëmi ka bërë krimin ka shkuar në banesën ku po flinte 32-vjeçarja dhe i kish thënë që e mbylla, për shkak të xhelozisë dhe që nuk po e takonte dot. "Unë nuk kam gisht në vrasje. Kam fshirë hanxharin dhe njoftova policinë se ka rënë zjarr në banesë në orët e para të mëngjesit?, ka thënë nusja e shtëpisë.