Ora News - Dhimbja e xhaxhait të Anxhelos: Çuam djalin në shkollë, ma sollën të therur

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familja Gjokazaj ka hapur dyert e mortit. Ende nuk e besojnë që djali i madh i familjes humbi jetën teksa u sulmua me thikë nga fqinji i tij, banesa e të cilët ndodhet dy rrugica më tutje.

Xhaxhai i famijes Zef Gjokazaj ende i shokuar nga ngjarja thote se dhimbja në familje është e madhe.

Ai tregon se nipi sapo kishte dale nga shkolla dhe po kthehehej në shtëpi kur u sulmua.

Për ngjarjen ata kerkojne drejtësi.

"Çoje fëminë në shkollë e ma sjellin të therur" thotë xhaxhai i Anxhelos.

Xhaxhai i të ndjerit Angjelos Gjokazaj tregon se të afërm të autorit kanë kerkuar të ofrojnë ngushellimet e tyre, por keta nuk kanë pranuar, pasi dhimbja është ende e freskët dhe kërkojnë drejtësi.

Në shtëpinë e autorit Devi Lala, situata është krejt ndryshe.

Këtu nuk hyjnë e dalin njerëz. Një patrulle policie është vendosur ne hyrje te rrugices.
Ata i druhen përshkallëzimit të ndonje konflikti mes dy fiseve.

Gjysherit të cilët ndodhen të vetëm në shtepi nuk pranojnë mediat por jashtë mikrofonit thonë se nipi i tyre duhet të dënohet për veprimin që bëri.

Frrok Lala: Jemi shumë të indinjuar, dënojmë ashpër veprimin e nipit tonë. I kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre, nuk kemi dijeni se përse janë zënë. Ndjejmë të njëjtën dhimbje se prindërit e viktimës. Kërkojmë falje publike për veprimin e nipit tonë. Të marrë dënimin e merituar nga drejtësia për veprimin që bëri

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhimbja-e-xhaxhait-t-anxhelos-cuam-djalin-ne-shkolle-ma-sollen-te-therur

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS