Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas debateve politike në lidhje me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit Shoqata e Ndërtuesve sqaron se çdo transaksion e kryen me noter dhe nëpërmjet bankave duke mos lënë hapësirë për abuzime. Arben Dervishaj deklaron se realizimi i projekteve në këtë sektor bëhet më së shumti me anë të kleringut dhe shumë pak me kredi. Ndërkohë që shtimi i lejeve të ndërtimit pritet të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve në Tiranë.
Shoqata e Ndërtuesve hedh poshtë të gjitha akuzat se paratë e përdorura në ndërtim vijnë nga bota e krimit.
Arben Dervishi thotë se çdo transaksion kryhet me noter, kalon në banka dhe çdo shitje regjistrohet në Hipotekë .
Arben Dervishaj: Çdo transaksion shitjeje banese bëhet dhe regjistrohet në Hipotekë. Të gjitha lekët kalojnë tek noteri dhe kuptohet që vlerat mbi 1 milionë lekë të reja të shkojnë tek pastrimi i parave. Nuk është detyrë e ndërtuesve të hetojnë është detyrë e shtetit pastaj se çfarë do të bëjë për këta që blejnë, ti kontrollojnë që këta që blejnë a janë njerëz të pasur apo jo.
Ndërkohë përsa i përket kreditimit, numri dy i Shoqatës së Ndërtuesve sqaron se në Shqipëri në realizimin e projekteve veprohet më së shumti me klering .
Arben Dervishaj: Një pjesë të ndërtimit vazhdon të kreditohet nga e ashtuquajtura klering, pra pjesa e karabinasë, ose pjesa e hekurit, ose e instalimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parate-e-ndertimit-dervishaj-cdo-transaksion-kryhet-nepermjet-bankave