Varfëria dhe skamja ka pllakosur çdo cep të Shqipërisë. Kohët e fundit Report tv ka sjell mjaft familje të cilat po përballen me kushte të vështira për të jetuar.
Vështirësitë financiare ja kanë vështirësuar më shumë jetën një nëne 34 vjeçare e cila, përveç luftës për të siguruar bukën e gojës, duhet të shqetësohet për djalin e vogël të sëmurë.
Zamira Çengeli, është banore e Kukësit në lagjen tre të qytetit dhe bashkë bashkëshortin e papunë dhe djalin 1 vjeçar është strehuar në shtëpi me qira por kjo shtëpi, sot ndodhet në kushte të mjerueshme.
Në një dhomë me lagështirë dhe shumë varfëri, Zamira jeton me djalin dhe bashkëshortin e pa punë e që i mbijetojnë sëmundjeve që sjell lagështira. Nisur nga kushtet mjaft të rënda ekonomike dhe përjashtimi nga skema e ndihmës ekonomike Zamira ,bën apel pë ndihmë.