Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri janë bashkuar në Librazhd ku myftiu i Tiranës Ylli Gurra u nderua me titullin Qytetar Nderi.
Këshilli bashkiak mori vendimin duke u mbëshetur në kontributin e Gurrës për zonën por edhe për bashkëjetesën mes komuniteteve fetare.
Gjatë ceremonisë është sjellë në vëmendje edhe pjesmarrja e Gurrës në marshimin në Paris ku u përkujtuan viktimat e ?Charlie Hebdo? nga sulmi terrorist.
Ylli Gurra përshëndeti të pranishmit por nuk shmangu dot emocionet kur solli në vëmendje rolin e babait të tij por edhe të klerikëve gjatë periudhës komuniste.
Ylli Gurra: Brezi i babait tim është brezi që mbajti mbi shpatulla jo vetëm peshën e fesë, por edhe peshën e atdhedashurisë.
Në kujtim të kësaj dite dhe të bashkëjetesës së besimeve në Shqipëri, në qendrën e Librazhdit u mbollën disa pemë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/myftiu-ylli-gurra-qytetar-nderi-i-librazhdit