Këngëtari i muzikës popullore Ylli Baka ishte sot i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin?.
Gjatë emisionit këngëtari zbuloi se si funksionojnë pazaret për koncertet ku ata këndojnë dhe pranoi se shumë prej kolegëve ia kanë ?futur? dhe kanë marrë para në kurriz të tij.
Ai tregoi një histori me humoristin Cekja i Beratit i cili i kishte thënë se kishte mbyllur një koncert me 500 mijë lekë të vjetra për të por pa e ditur se pesoni që e kishte telefonuar Bes Kallaku të cilit i kishte kërkuar 1 milionë lekë të vjetra për Ylli Bakën.
Mamaqi: Si bëhen këto pazaret e koncerteve? Kur gjen t?i ndonjë koncert i vë ndonjë komision kolegut?
Baka: Jo, jo, nuk e kam praktikuar ndonjëherë
Mamaqi: Po tek ty kanë përfituar ndonjëherë?
Baka: Po, por s?ka problem, jam mësuar me atë punë. Mua më ka ndodhur me disa kolegë, ma kanë futur. Unë kam shumë pikë të dobët Ceken, më do shumë dhe e dua shumë. Por një herë rastësisht ma futi dhe kam Bes Kallakun dëshmitar. Ne po ktheheshim nga Greqia dhe e marrim në telefon Ceken për ta pyetur nëse arriti në shtëpi. Bes Kallaku e mori në telefon dhe hiqej sikur ishte nga Gjirokastra dhe donte në koncert mua dhe Ceken. Gjatë bisedës për pazarin Cekja i kërkon 1 mijë euro dhe i thotë se unë marr 1 milionë lekë. Më vonë me merr në telefon mua dhe më thotë se kishte mbyllur një koncert dhe kishte bërë pazar për 500 mijë lekë të vjetra për mua dhe më thotë se vetëm një orë do këndoja. Dhe unë ia ktheva po mirë o Ceke mua ma futi ti që të dhashë paçe pilaf.
Pas rrëfimit të Bakës, Mamaqi telefonoi Ceken i cili përmes lidhjes telefonike pranoi se historia që rrëfeu këngëtari është e vërtetë, por nuk kurrsesi të bënte sërish Pazar për Ylli Bakën.