Report TV - Situata nga reshjet e shiut, probleme në disa qarqe të vendit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Si pasojë e reshjeve në vend probleme të shumta janë shfaqur në disa qarqe. Në Qarkun e shkodrës janë bllokuar nga bora akset rrugore Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Dhe Fushë Arrëz- Iballë. Ndërkohë niveli i ujit në lumenjtë Drin e Bunë është rritur me 30 centimetra.
Në aksin rrugor Barbullush- Mabe është dëmtuar ura që lidh këto dy fshatra, ndërkohë që në njësinë Administrative Ana e Malit janë përmbytur 60 hektarë tokë.
Ndërkohë në Kukës vazhdon të qëndrojë i bllokuar aksi rrugorë për në njësinë administrative Arrën, si dhe aksi rrugor Bajram Curri- Valbon është i kalueshëm vetëm më një korsi për shkak të rëshqitjeve të dherave. 12 fshatra të bashkisë Kukës dhe 8 fshatra të bashkisë Tropojë janë të izoluar, ndërkohë që ka munguar edhe energjia elektrike.
Në qarkun e dibrës janë të izoluara 30 familje në Xibër të bashkisë Bulqizë, ndërsa akset rrugore janë të gjitha të kalueshme.

Share This Video


Download

  
Report form