Report TV - Shkodër, përmbyten 500 ha, Oboti në rrezik nga përmbytjet

Report TV 2018-05-12

Views 0

SHKODER-Shkarkimet nga HEC-et dhe rrija e nivelit të Bunës kanë përmbytur 500 hektarë në Njësinë Administrative të Anës së Malit. Fshati më i prekur është Oboti, pasi 300 hektarë janë nën ujë, ndërsa në Oblik ka pasur gjithashtu probleme. Sipas gazetarit të Report Tv në Shkodër, nga Buna dhe Drini rreziku është ende prezent nëse do të ketë shkarkime. Nuk ka emergjencë, por nëse do të rriten shkarkimet mund të ketë probleme. Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e situatës së krijuar në fshatin Obot të njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës.

Mjetet e kalueshmërisë së lartë, ato ujore dhe efektivët e batalionit të parë të këmbësorisë së Vaut të Dejës po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të Obotit drejt qytetit, pasi rruga e fshatit është e bllokuar në një gjatësi prej rreth 2 km si pasojë e prurjeve të shumta. Ndërkohë që ka rritje edhe të nivelit të liqenit të Shkodrës, ç?ka mund të sjellë probleme edhe në qytet. KESH në një reagim për mediat ka deklaruar se përmbytja nuk ka ardhur nga shkarkimet, por nga reshjet e dendura dhe bllokimi i kanaleve kulluese.

Share This Video


Download

  
Report form