Report TV - Balla: Lazaratit ndoti Shqipërinë. Kur Basha ishte ministër është kapur më pak drogë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, me kryetarin e PD Basha dhe ish-kryetarin Berisha, replikoi Taulant Balla. Ai e akuzoi Berishën se nuk ndërhyri në Lazarat, ndërsa i kujtoi deklaratën se ishte vendim politik. Për këtë, Balla tha se Berisha nuk do ia hedhë pa u lagur.
?Berisha deklaroi se ishte vendim politik për të mos ndërhyrë në Lazarat. Ti kujton se do ia hedhësh pa u lagur për këtë vendim politik? Të shohim të shohim, por nuk besoj. Ç?keni keni bërë ju me lojërat e fatit! Tani do të hapen petët e byrekut...?tha Balla.

Taulant Balla akuzoi edhe Bashën se në kohën e tij si ishte ministër i Brendshëm në 2010 është kapur sasia më e pakët e heroinës dhe kokainës në Shqipëri. ?Ke 5 vite dhe vetëm hallin tënd. PD është një e keqe e madhe për Shqipërinë.

Do të bëj një krahasim, kur ishte Olldashi sasia e kapur është njëlloj sa sot. 2010 është viti më i dobët i kapjes së heroinës dhe kokainës. Në 2007 dhe në 2017 sasia e kapur ka qenë e njëjta 127 kg, vetëm kur ishte Basha ministër i Brendshëm në 2010 ka qenë më e pakët sasia e kapur e kokainës dhe heroinës në 10 vite, ka pasur, por zotëria nuk ka vepruar. Në 2005 deri në 2013 kanabisi u tolerua? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form