Ora News - Biblioteka e vjetër, një kënd francez shekullor

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çelet salla franceze e leximit në Bibliotekën e vjetër Kombëtare me një fond prej 3700 librash,duke përfshirë rreth 200 tituj të rinj të autorëve më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antropologjisë, arkitekturës apo artit francez të shekullit 20-të. Gjatë përurimit të sallës franceze të leximit u theksua fakti se në vitet 1921-1938 gjuha frënge ishte gjuha e dytë pas shqipes, si gjuhë e kulturës dhe e artit.

Biblioteka e vjetër Kombëtare është pajisur me një sallë leximi tërësisht moderne. Fondi përfshin 3700 libra, emrat më të rëndësishëm të filozofisë, letërsisë, antropologjisë, arkitekturës dhe artit francez të shekullit të 20-të. Krijimtaria e plotë letrare e Pol Valeris, Marsel Prustit, Milan Kunderës, Mishel Fukos, Zhak Derridas e me radhë, u vijnë në në ndihmë studiuesve dhe lexuesve.

Persida Asllani, Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Me konceptin e duhur në interier, në funksionalitet dhe pasurim libëror ajo mund të bëhej jo vetgëm një sallë leximi e librit frankofon, por edhe një hapësirë model shkëmbimesh leximesh, dije informacioni.

Në fakt ky është një kënd leximi disa shekullor, sepse Biblioteka Kombëtare ruan në koleksionet e saj botime ekzemplarë antikuarë në gjuhën frënge. Me këtë rast ekspozohet ?Historia e Gjergj Kastriotit? shkruar nga Zhak Lavardë, botim i viti 1597, i cili vjen edhe në kuadër të vitit të heroit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/biblioteka-e-vjeter-nje-kend-francez-shekullor

Share This Video


Download

  
Report form