Ora News - Koha është tani! Shoqata e grave bashkohet për të kërkuar të drejtat e tyre

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Koha është tani" është iniciativa që bëri bashkë organizatat në mbrojtje të grave me qëllim adresimin e problematikave të kësaj kategorie. Në fakt situata në shqipëri është e tillë, që femrat janë më tepër të predispozuar për të vazhduar studimet e larta dhe për tu diplomuar por kur vjen çeshtja tek tregu i punës, ato janë në disavantazh krahasuar me meshkujt.

Diplomohen më shumë vajza se djem, por kur vjen fjala tek tregu i punës, femrat janë ende në disavantazh. Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se në arsimin e lartë, 64% e të diplomuar janë vajza dhe 36% djem. Fushat e studimit ku vajzat diplomohen më shumë përbëjnë administrim biznesi dhe ligje (27%). Ndërsa për punësimin, jashtë tregut të punës për grupmoshën 15-64 vjeç janë 42% gra, krahasuar me 26% burra. Për të fuqizuar gratë, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre janë bërë bashkë nën moton "koha është tani". Përmes një takim të përbashkët, ato parashtuan një sërë cëshje që lidhen me krijimin e një observatori për të kuptuar edhe në statistika disavantazhet e grave, për përpjekjet qeveritare për të lehtësuar gratë sipërmarrëse, dhe për problemet e moshimit.

Sevim Arbana: Ideja është që ti iniciojmë këto observatorë për të mbledhur për gjithë Ballkanin Perëndimor të gjithë të dhënat, shifrat, realitetet reale ku ndodhet gruaja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koha-eshte-tani-shoqata-e-grave-bashkohet-te-kerkuar-te-drejtat-e-tyre

Share This Video


Download

  
Report form