Ndihma ekonomike, Manastirliu në '5 Pyetjet':Janë 1063 familje që përfitojnë me skemën e re

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv komentoi akuzat e opozitës për reformën në skemën e ndihmës ekonomike. Manastirliu tha se me skemën e re janë shtuar 1063 familje të cilat ishin hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

"Janë 1063 familje që përfitojnë me skemën e re, të cilat nuk përfitonin me sistemin e vjetër. Janë familje me nga 6 anëtarë ose me një prind. Fondi i ndihmës ekonomike ka qenë 3.7 mld lekë dhe sot është 4.8 mld lekë", u shpreh ministrja.
Manastirliu nuk dha shifrën sesa familje përfitojnë ndihmë ekonomike sipas skemës së re. "Dhe sot që flasim, Këshillat Bashkiakë kanë miratuar listat, kjo skemë është dinamike, nuk është e shkruar në gur që janë pesë familje dhe kaq, por ndryshon sipas aplikimeve të familjeve". Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale "këshillon" të hequrit padrejtësisht nga lista t'i drejtohen bashkive për të përfituar nga fondi.

Share This Video


Download

  
Report form