Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej orës 10:00, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë.
Pjesë nga debati në mbledhje
Në nisje të seancës dëgjimore, deputeti demokrat Flamur Noka parashtroi këto pyetje:
Flamur Noka: Tu bëjmë transparente shqiptarëve rrethanat që kanë çuar Ministren e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm për të bërë pjesë të grupit negociator një individ të tillë të dyshimtë si Artur Meçollarin. A ka dijeni Ministrja rreth këtyre informacioneve që disponohen dhe që kanë qarkulluar qarkullojnë, a ka pasur dijeni Ministria e Mbriojtjes rreth integritetit të tij të cënuar dhe mbi çfarë rrethana është nisur për të caktuar në një detyrë kaq të lartë një njeri të dyshimtë?
Ministrja e Mbrojtjes duke bërë një panoramë të figurës së kapitenit, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit.
Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/negociatoret-me-greqine-xhacka-raporton-ne-komisionin-e-sigurise