Regjizorja Najada Elmazi dhe aktori Klod Hoxha ishin sot të ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv klan.
Elmazi kishte zgjedhur të përgatisë një recetë kineze me fileto pule dhe perime, ndërkohë Hoxha kishte zgjedhur një recetë të thjeshtë të cilën e përgatiti me bukë, krem djathi, qumësht dhe djath të grirë.
Në fund të emisionit të dy të ftuarit dhe moderatorja provuan pjatat dhe si më e mirë u shpall ajo e aktorit Hoxha, por ndryshe nga puntatat e tjera emisioni u mbyll pa shpallur një fitues.