Berisha, rrëfim i pazakontë në Real Story - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Balla: A ka frikë Sali Berisha?



Berisha: Kjo është një pyetje fondamentale për çdo politikan, e njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, rrezikut, përballja dhe ikja. Unë i përkas qëndrimit të parë. Në Shkallnuer kur më hodhën bombën, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje qëllonin me armë, unë bëra fjalimin, u nisa për Tropojë, më bllokuan rrugën, unë eca përpara. Në presidencë, pasi formuam qeverinë e Bashkimit Kombëtar, erdhën e menduar se erdhi koha për të eliminuar Berishën, mbetën në hekura, unë qëndron 3 ditë e netë. Në 21 janar unë vazhdova punën time, me dosjet. Të pasnesërmen erdhi një zyrtar i lartë i SHBA i dërguar nga Hillary Clinton dhe më kërkon që të mos vija të nesërmen në zyrë. I thashë, absolutisht që do vij, sepse është ditë pune, por edhe po të mos ishte unë në zyrë do isha. I thashë a do i japësh një mesazh Edi Ramës: janë 5 snajper, 4 dhe unë në dritare, e po preke gjë do goditesh. Gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër, Rama ka bërë mbi 1750 protesta. Unë e kam respektuar si opozitë. Tani kërkon të bëjë zjarrvënësit. Jo kryeministrinë, por edhe një postë policie po e preke, nuk do të kthehesh gjallë. Në 27 janar u zhduk si ajo e pulës, nuk ka njeri që e di se ku ishte ai në 27 janar. Kjo mënyrë e imja mund të jetë edhe një mënyrë kanunore. Porosia e parë që na jepnin ishte, mos i ik rrezikut se të zë. Pse thashë kanunore. Është e qartë që prindërit e mi, 50 vite më parë edhe pse ishin mysliman, ata ndiqnin kanunin e Lekës dhe është më i cituari e i përmbajturi.



Balla: Ha debat kur keni qenë kryeministër e president, por tani që nuk jeni...



Berisha: Kur isha fëmija e shihja që nëse do të humbisja, do të humbisja po të kisha frikë e i thosha vetes, mirë të bëhet sepse pate frikë. E quaja një farë vetë trajnimi gjysmë spartan. Nuk jam trim, por nuk tërhiqem

Share This Video


Download

  
Report form