?Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë? dhe ?Shoqata e Ricikluesve? kanë dhenë sot një deklaratë për mediat ku denoncojnë veprimet ekstraligjore të ushtruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndaj një numri të konsiderueshëm subjektesh aktive në fushën e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve të riciklueshme, në bashkinë e Tiranës.
Rreth 100 subjekte private prej një muaji iu është pezulluar leja mjedisore duke iu ndërprerë aktivitetin.
Përfaqësues të këtyre subjekteve, por edhe kreu i shoqatës së prodhuesve shqiptarë, Filip Gjoka u shprehën kundër këtij veprimi, duke thënë se biznesi i riciklimit po shkon drejt falimentit.Gjoka parashtroi më tej edhe kërkesat për ministrinë e mjedisit dhe qeverinë shqiptare.
?Kërkojmë me këmbëngulje që, në respekt të ligjit: Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private;
Të rikthehet ligjshmëria duke anulluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe liçencave;
Të hapet rruga e dialogut institucional me organizmat përfaqësues të sipërmarrjes dhe me shoqatat e sektorit, duke i mbyllur kështu rrugën fushatave apo zgjidhjeve diletanteske në ekonomi?, u shpreh Gjoka.