Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; 7 Marsi është dita kushtuar mësuesve, atyre që çdo ditë me aftësi dhe me përkushtim punojnë dhe kontribuojnë për të dhënë dije, por dhe për të formuar breza më të mirë për të ardhmen.
Mësuesit shënojnë momente të rëndësishme për gjithkënd prej nesh, lënë mbresa për dashurinë dhe përkushtimin për breza të tërë.
Sot në studion e ?Rudina? ishte një mësuese, Lubjana Saraseli, e cila përveç festës së mësuesit feston sot ditëlindjen dhe njëkohësisht ka edhe një tjetër ditë të shënuar, atë të daljes në pension.
Saraseli ishte mësuese muzike tek ?Shkolla e Kuqe?, ndërkohë që gjatë emisionit përshkroi me emocion vitet e punës dhe ditën e fundit si mësuese.
?Para disa muajsh mendoja se isha shumë e lodhur, por ora e fundit ishte shumë e dhimbshme për mua. Ndjeva keqardhje që do të ndahem nga nxënësit e mi sepse ata më kanë dhënë forcën më të madhe që unë të realizoj të gjithë ata projekte që kam ndërtuar ndër vite. Momenti i orës së fundit ishte shumë i vështirë si për mua edhe për nxënësit. Nxënësit e parë ku kam dhënë mësim nuk do t?i harroj kurrë, kam dhënë mësim për herë të parë në Fushë Bulqizë. Hasan Laçi, Gëzim Llorja apo Ledi ishin ndër nxënësit e mi të parë kanë ngelur në mendjen time.
Puna ime e parë ka lënë shumë mbresa tek unë. I mbaj mend nxënësit e mi, kanë qenë shumë të zgjuar, më dhuronin shumë kënaqësi me aktivitetet që bënin. Unë kam studiuar për dirigjim. Kur vinte grupi i kinematografisë në Bulqizë, mua më pëlqente shumë t?i shikoja dhe aty filloi. Refreni i ?Madame Batterfly? ka qenë inspiruese për mua. Dhe mësuesja e muzikës Aida Daci ka qenë ajo që më dha bazat e para. Konkurova fillimisht në Bulqizë dhe më pas në Liceun Artistik. Një mësues të mirë e bën lidhja e fortë me nxënësit, ndryshe nuk mund të jesh i sukseshëm?, tha mësuese Saraseli.